Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Për Kosovën flasim me SHBA-në e jo me Prishtinën

Nuk i kemi kundërshtarë e as bashkëbisedues në çështjen e Kosovës shqiptarët, por i kemi ata që e kanë krijuar atë shtet dhe ata që na e kanë rrëmbyer territorin, ka deklaruar sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai për tv pink, siç përcjell politika e Beogradit, ka thënë se “ne për Kosovën flasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe edhe me disa vende të Bashkimit Europian”.

Vuçiq ka shtuar se tash është e qartë se ne për çështjen e Kosovës në fakt bisedojmë me SHBA-në e jo me pushtetin në Prishtinë, dhe se në këtë kuptim mbetet pyetja nëse duam ta shikojmë rolin tonë në 10, 15 dhe 20 vjetët e ardhshëm.

I pyetur nëse Serbinë e presin momente të vështira, ai ka thënë se këto momente janë gjithmonë të pranishme.

“Gjithsesi se ky vit nuk do të jetë i lehtë. Do të ekzistojë dëshira e madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por a do të mundemi ta bëjmë këtë, pasi jemi ne, në Serbi njëra anë, dhe në anën tjetër janë ata, pala e Prishtinës dhe amerikanët për të cilët vetë Haradinaj tha se ata e udhëheqin politikën e tyre të jashtme, ndërsa e bëri vërejtjen: “Ata, sikur shteti i tyre të mos ekzistonte”.

Edhe Vuçiqi thotë se nuk fjeti gjithë natën para takimit në Washington Arbëri Vuçiqi thotë se nuk fjeti gjithë natën para takimit në Washington

Vuçiq shtoi se “kur vetë e pranoni që njëra nga shtyllat e shtetësisë nuk ekziston, nuk ekzistoni as shteti” dhe vazhdoi se “sa herë thuhet se Thaçi ose Haradinaj thanë, duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë e kanë thënë mentorët e tyre”.

Ai po ashtu ka përkujtuar se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe se Serbia me pyetjen e pamatur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ia ka dhënë legjitimitetin.