Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën. Kështu të paktën ka thënë të enjten mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Vuçiqit, Serbia do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut.
“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka shpjeguar Vuçiq, raporton “b92.net”.
I pari i shtetit serb nuk sheh zgjidhje për Kosovën. Por që të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiqin.
“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, ka thënë Vuçiq.
Për RTS, Vuçiq ka thënë se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: Serbia s’e njeh dhe s’do ta njohë Kosovën
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje
-
Vuçiq: Ata që thonë se do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës gënjejnë
-
Vuçiq: Nëse Ukraina e njeh Kosovën, do të humbte çdo gjë brenda ditës