Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se pret që ndaj shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të NATO-s, e të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, të rritet presioni për ta njohur.
“Unë për këtë flas tash e një kohë të gjatë, por nuk mendoj se është reale. Ajo që duhet pritur është presion i shtuar mbi katër vendet e BE-së që nuk e kanë njohur”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Sjenicë.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, autoritetet e Kosovës kanë bërë thirrje për pranim me procedura të shpejta në NATO dhe Bashkim Evropian.
Për t’u pranuar në NATO, duhet vota pro e secilit nga 30 shtetet anëtare. Në NATO janë katër shtete që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës: Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Rumania.
Kosova s’ka marrë njohje si shtet që nga fundi i vitit 2020 nga Izraeli. Njohja e fundit erdhi si pjesë e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia nënshkruan para presidentit amerikan, Donald Trump. Shtetet u morën vesh për moratorium njëvjeçar (Serbia për të ndalur fushatën e çnjohjeve e Kosova për të mos kërkuar pranime në organizata ndërkombëtare). Moratoriumi ishte deri në shtator të vitit 2021.
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje
-
Vuçiq: Nëse Ukraina e njeh Kosovën, do të humbte çdo gjë brenda ditës