Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Shumëkush dëshiron vazhdimin e konfliktit midis serbëve e shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se shumëkush në rajon nuk dëshiron stabilitet e paqe, por vazhdimin e konfliktit politik permanent midis serbëve e shqiptarëve.

të dëshironin që serbët e shqiptarët kurrë të mos merren vesh dhe që të gjithë të përparojnë, kurse serbët e shqiptarët jo”, është shprehur Vuçiq pas vizitës në një spital të Zemunit, pranë Beogradit, raporton “Novosti”, transmeton Koha.net.

Ai deklaroi se Beogradi do të vazhdojë bisedimet me Prishtinën, por me siguri nuk do t’ia dalin të arrijnë marrëveshje.

"Me rëndësi është se edhe nëse nuk arrijmë marrëveshje, dikush pas nesh me siguri do ta arrijë, sepse pa ndërtimin afatgjatë të paqes nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë me rezultatet e suksesshme aktuale ekonomike”, është shprehur ai.

Ai po ashtu ka thënë se përfaqësuesit e opozitës së tashme (në Serbi) derisa ishin në pushtet vunë vulën në pavarësinë e Kosovës, ndërsa qysh se ky është në pushtet asnjëherë dhe askënd nuk e ka quajtur tradhtarë e të shitur, përcjell Koha.net.