Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar sot nga përfaqësuesit e Kosovës që sa më parë të vazhdojë dialogu në Bruksel, pasi që, siç tha ai, nevojitet qetësimi i gjendjes dhe ulja e tensioneve.
“Mendojmë se vazhdimi i dialogut është kyç, kjo është kërkesa ime për njerëzit në Bruksel dhe Prishtinë”, ka thënë Vuçiq, raporton “Fonet”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të ishte më e lehtë për mua që ofendimeve dhe kërcënimeve t’u përgjigjem me të njëjtën gjuhë, por më e rëndësishme për mua është stabilizimi i situatës”, ka shtuar Vuçiq gjatë një konference me gazetarë në Qeverinë e Serbisë.
“Nuk mundet që një urdhërarrest, një hetim dhe një akuzë për krimet më të rënda të jetë arsye e mjaftueshme që të kërcënohet mbijetesa e një populli të tërë. Kjo është e papranueshme dhe këtë shteti i Serbisë, dhe askush tjetër në botë, nuk mund ta pranojë”, ka paralajmëruar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, për sa u përket deklaratave të fundit se Kosova do ta padis Serbinë për gjenocid, Vuçiq tha: “Nuk e di në çfarë baze do ta bëjnë këtë”.