Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte. Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Keni vërejtur dy gjëra nga deklaratat e Albin Kurtit. E para, ai tha se sigurisht mundet të vazhdohet dialogu, porse në qendër duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Kjo ishte pika e parë. E mësova se nuk e di për çfarë po flet, thotë se ata janë në rrugën e pastër evropiane dhe do të kërkojnë anëtarësimin në BE dhe se Serbia është anëtare e Bashkimit Evroaztiaik. Ai nuk e kupton se çfarë është nënshkrimi i një marrëveshje dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar”, ka thënë Vuçiq, transmeton Tanjug.
Vuçiq ka thënë se Kurti ka arritur me gjasë në këtë përfundim duke lexuar disa media perëndimore.
“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë miqtë e saj në botë, Rusinë, Kinën, Indinë dhe do të vazhdojë t’i mbrojë, kultivojë e trashëgojë ato”, tha Vuçiq.
-
Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë
-
Vuçiq: Asociacioni s’formohet sa të jetë Kurti në pushtet
-
Vuçiq: E qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin
-
Vuçiq pret “bisedime të vështira” të enjten me Kurtin në Bruksel
-
Vuçiq: Kurti po do ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n