Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që është në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, i ka quajtur të vështira diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, me liderët rajonalë e evropianë.
Ai përshkrimin e bëri në Instagram, pas pjesëmarrjes në sesionin “Dialogu i Diplomacisë në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt i mbyllur për publikun, e në të cilin merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të martën, Vuçiqi u shpreh se gjithçka në këtë forum po zhvillohet rreth Ukrainës dhe krizës në Evropë.
Ai po ashtu foli për një takim të mundshëm me kryeministrin e Kosovës. Tha se e di epilogun e tij duke shtuar se “Kurti do të thotë gjëra të tmerrshme për Serbinë dhe se i ka dëgjuar ato 500 herë tashmë”.
-
Vuçiqi e Lajçaku diskutojnë “për të ardhmen e dialogut” mes Kosovës dhe Serbisë
-
Pritshmëri të vogla në Kosovë nga takimi Kurti-Vuçiq
-
Kroacia ofron mbështetje për anëtarësim në KiE, Vuçiqi i ankohet Lajçakut për politikat e Kurtit
-
SHBA-ja e BE-ja thonë se janë në një linjë për të ardhmen e Ballkanit
-
Vuçiq: Pas dy-tre ditësh pres të takohem me Kurtin në Bruksel