Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq i përgjigjet Jeremiqit: Ti e vulose pavarësinë e Kosovës

Kryetari serb Aleksandar Vuçqi ka deklaruar sot në Paris se Serbia tani po lufton nga humnera për të bërë diçka për Kosovën pasi që qeveria e shkuar e kishte vulosur pavarësinë e Kosovës.

"Kështu më flet njeriu, Vuk Jeremiq i cili jo vetëm e ka vënë vulën por paraprakisht edhe e ka mbyllur zarfin e pastaj e ka vënë dyllin në zarfin e pavarësisë e Kosovës, bashkë me udhëheqjen paraprake duke insistuar me pyetjen e marrë, të papërgjegjshme dhe joserioze për Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kështu e ka vështirësuar shumë më pozicionin tonë që tani të luftojmë nga humnera në të cilën në hedhën prej nga po përpiqemi të bëjmë diçka rreth Koosvës", citon blic të ketë thënë Vuçiqi

Vuçiq në Paris po merr pjesë në panelin”Ballkani Perëndimor: Bashkimi Europian dhe gara e superfuqive” .

Në panel merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja maqedonase e Mbrojtjes Radmila Shekerinska.