Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sonte se deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit tregojnë se Prishtina nuk është e gatshme për kompromis në takimet e radhës në Uashington dhe Bruksel, dhe se kërkesat e saj kanë të bëjnë kryesisht me njohje reciproke, të cilën ai tha se do ta refuzojë.
Gjatë një vizite në Bled, Vuçiq është pyetur nga mediat lidhur me mesazhet e dërguara nga Prishtina zyrtare se do të kërkojë njohje reciproke në takimin e Uashingtonit. Sipas tij, ajo që thotë kryeministri Hoti, në fakt është ajo që mendojnë si amerikanët ashtu edhe evropianët.
"Trump na shkroi në një letër duke pritur njohjen e ndërsjellë. Mos u habisni, sepse ata (SHBA) e pranuan (Kosovën) 12 vjet më parë. Dhe tani taktikat e Hotit janë që dikush duhet të bëjë presion ndaj Vuçiqit, i cili do të duhet ta nënshkruajë nën presion të tmerrshëm nga bota dhe nga Evropa, dhe kjo është se si do t'i mbarojmë gjërat", tha Vuçiq.
I pyetur për të komentuar faktin që ai tha se do të refuzonte të takohej me presidentin Donald Trump nëse kërkohet njohje e ndërsjellë, Vuçiq tha se ‘ai është shumë i vogël të përcaktojë se ku do të vijë Trump dhe ku nuk do të vijë’.
“Unë nuk dua të pranoj oferta për njohje reciproke," tha ai./ksp/
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje
-
Vuçiqi pret presion mbi shtetet e BE-së për ta njohur Kosovën
-
Vuçiqi tregon “se si i bindi” serbët të mos e lejojnë Kosovën në OKB
-
Vuçiq: Presim një presion të përbashkët nga BE-ja dhe SHBA-ja për njohje të Kosovës