Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq flet me Fajonin për tensionet në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të martën me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, me të cilën ka folur edhe për tensionet në veri të Kosovës.

Teksa e ka falënderuar këtë vend për mbështetjen e saj në rrugën evropiane të Serbisë, Vuçiqi e ka vlerësuar Slloveninë si një nga partnerët më të rëndësishëm të Serbisë në tregëti të jashtme dhe në bashkëpunim për investime.

Ai tha se e ka njoftuar Fajonin që Serbia është e interesuar për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

“Jemi veçanërisht të kënaqur që kompanitë serbe janë gjithnjë e më aktive si investitorë në Slloveni. I thashë ministres Fajon se Serbia është e interesuar për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në industritë prodhuese, sektorin e IT-së, bankat dhe sigurimet, si dhe burimet e rinovueshme të energjisë. E njoftova edhe për situatën në Kosovë dhe falënderova Slloveninë për mbështetjen e saj në rrugën evropiane të Serbisë”, ka shkruar ai.