Një 20-vjeçar nga Komuna e Istogut, përkatësisht nga Banja e Istogut, është vrarë në qytetin Uppsala në afërsi të Stokholmit të Suedisë.
Mediat suedeze kanë raportuar se i dyshuari për këtë rast, një 18-vjeçar, kishte hipur në një tren drejt Stokholmit por më pastaj është zënë dhe është arrestuar nga policia.
"Aktualisht po punojmë për të hetuar dyshimet penale ndaj personit të arrestuar. Megjithatë, nuk e përjashtoj mundësinë që edhe persona të tjerë të kenë qenë të përfshirë, prandaj po zhvillojmë hetime të gjera për të identifikuar të gjithë ata që mund të jenë të dyshuar në këtë rast", citohet të ketë thënë prokurorja e lartë Mia Sjöstedt në një njoftim për shtyp.
Ngushëllime për familjen e 20-vjeçarit, ka shprehur Komuna e Istogut.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut, nga Banja e Istogut. Humbja e tij në Stokholm të Suedisë, në rrethana tragjike, ka tronditur familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën. Në këto momente dhimbjeje, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Maksutaj”, thuhet në telegram ngushëllimin e Komunës.
-
Vritet në Suedi një i ri nga Kosova
-
Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit
-
Gjendet pa shenja jete një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin
-
Një 18-vjeçar autor i sulmit në shkollën në Suedi
-
Tre të vdekur dhe disa të lënduar pasi autobusi përplaset në një stacion në Stokholm