Disa vreshtarëve të Rahovecit po u duhet që ta lënë punën me hardhitë e rrushit, të zhveshin çizmet dhe të nisen në gjykata.
Problemi i tyre është me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht me Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në një nga mënyrat se si bashkëpunojnë vreshtarët mes vete, hyn edhe dhënia në shfrytëzim e një parcele, të cilën pronari i saj nuk mund ta punojë. Ky shkëmbim është i zakonshëm në Rahovec.
Disa japin e të tjerë marrin parcela të mbjella me hardhi për ta rritur kapacitetin e produktit. Por, ky shkëmbim tokash po u nxjerr probleme, edhe pse çdo veprim në vreshtin e tyre e lajmërojnë në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari, që ka bazën në qytetin e tyre.
Nëse shkulin hardhitë e vjetra, nëse mbjellin të reja apo japin e marrin në shfrytëzim ndonjë parcelë, vreshtarët lajmërojnë veprimin në DVV. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Sivjet më pak rrush vendor në tregun e Kosovës
-
Krasitja si trajtim i sëmundjeve të hardhisë së rrushit
-
Vreshtarëve të Rahovecit rreth 20 për qind e rrushit u mbetet në hardhi
-
Vreshtarët e Rahovecit s’gjejnë treg që do t’i kënaqte kërkesat e tyre
-
Nis vjelja e rrushit në Rahovec, vreshtarët kërkojnë më shumë ndihmë nga shteti