Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vrasësit e Tahir, Hasan e Enis Zemajt janë ende të lirë dhe vazhdojnë të pengojnë zbardhjen e krimeve

Foto: ZKM

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 17 vjetorin e vrasjes së Tahir, Hasan e Enis Zemajt.

Nënkryetarja e LDK-së, Osmani, thotë se ata u vranë, sikurse edhe shumë figura tjera të LDK-së, nga kriminelë qyqarë të cilët nuk e donin Kosovën

“17 vjet më parë, u vranë Tahir, Hasan dhe Enis Zemaj. Njejtë sikur edhe shumë figura të tjera të Lidhjes Demokratike, ata u vranë në pritë, nga kriminelë qyqarë të cilët nuk e donin Kosovën. Enisi i kishte vetëm 18 vjet”, tha Osmani në një postim në Facebook.

Sipas saj, vrasësit e urdhërdhënësit janë akoma të lirë dhe sot, “si asnjëherë më parë, vazhdojnë të krijojnë pengesa drejt zbardhjes së krimeve të pasluftës dhe pengesa ndaj përpjekjeve që mund të jenë shpresa e fundit për drejtësi”.