
Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, ka deklaruar sot se deputeti Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, ka humbur mandatin pasi është i dënuar me një vit burgim për veprën penale mashtrim me subvencione, transmeton kp.
Vraniqi në një postim në Facebook shkruan se Kuvendi i Kosovës tanimë ka 119 deputetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kuvendi i Kosovës i ka 119 deputetë. Deputeti Etem Arifi i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg me vendim të plotfuqishëm, e ka humbur mandatin sipas nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës. Ai nuk ka të drejtë vote”, ka shkruar Vraniqi.
Ndryshe vota e Arifit ka qenë e llogaritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për formimin e qeverisë së re me AAK-në, Nisma, AKR-në dhe pakicat.
