Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vozitja në gjendje të dehur së shpejti do të klasifikohet si vepër penale në Kosovë

Derisa për ngasje të automjetit nën ndikimin e alkoolit, deri këtë vit, dënimi ka qenë vetëm me gjobë dhe ndalim të drejtimit të veturës, nga muaji i ardhshëm kjo do të konsiderohet vepër penale.

Ndryshimet në Kodin Penal, i cili pritet të hyjë në fuqi në muajin prill, ngasjen nën ndikim të alkoolit e parashohin si vepër penale, raporton KTV.

Neni 371 i Kodit Penal parasheh se nëse një person kryen aksident nën ndikim të alkoolit, mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.

E gjithë kjo, sipas prokurorit Besim Kelmendit, u bë me një qëllim - uljen e numrit të lartë të aksidenteve në trafik.

Por, ekspertët e komunikacionit po thonë se ky nen i Kodit Penal të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.


Policia e Kosovës ka disa muaj që ka nisur me një sërë planesh operative për parandalimin e aksidenteve në trafik.

Edhe Ngasja në gjendje të dehur në Kosovë do të dënohet me burgim Arbëri Ngasja në gjendje të dehur në Kosovë do të dënohet me burgim

Në mesin e tyre ishte edhe një plan operativ për ngasjen nën ndikim të alkoolit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm brenda 16 ditëve të para të këtij muaji, u shqiptuan 102 gjoba ndaj kundërvajtësve.
 

Ndonëse ka një rënie të lehtë të aksidenteve në trafik, për shefin e njësisë së hetimeve, shqetësuese mbeten aksidentet me fatalitet.

Vetëm brenda këtij viti, në rajonin e Prishtinës, 9 këmbësorë humbën jetën si shkak i aksidenteve.