Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se viti që po lëmë pas, ishte vit i shumë humbjeve të jetës në komunikacion, prandaj kjo, siç ka thënë, kërkon angazhim për të edukuar, parandaluar dhe sanksionuar rrethanat që mund të nxisin fatkeqësi komunikacioni.
Në këtë drejtim, Tahiri ka thënë se Kodi i ri Penal, krahas masave tjera, ka ridefinuar kualifikimin si vepër penale të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, duke bërë dallimin mes kundërvajtjes dhe veprës penale.
“Pra, me Kodin e ri penal, tejkalimi i normave të parapara dhe vozitja në gjendje të dehur do t’iu dërgojë në burg. Ka qenë e nevojshme që të marrim përsipër përgjegjësinë shtetërore në parandalimin e veprave të tilla dhe edukimin e qytetarëve, sikurse edhe dhënien e përgjigjes së duhur ndaj shkelësve të rregullave të trafikut”, ka thënë Tahiri, përcjell Koha.net.
“Kosova nuk ka njerëz për të humbur, aq më pak në komunikacion, si shkak i pakujdesisë që nxitet nga ngasja në gjendje të dehur. Shpresoj se këto masa do të ndikojnë për të stimuluar një përgjegjësi më të madhe të të gjithë ngasësve dhe për të mundësuar udhëtime të sigurta për qytetarët tanë”, ka shtuar më pas numri një i politikës së drejtësisë në vend.

-
Vozitja në gjendje të dehur së shpejti do të klasifikohet si vepër penale në Kosovë
-
Për tejkalim shpejtësie e vozitje nën ndikim të alkoolit, në Mal të Zi gjoba edhe dënim me burg
-
Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit
-
Kosova ekstradon një person të dyshuar për vrasje të rëndë në Gjermani
-
Tahiri thotë se aksioni policor dëshmon përkushtimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit