Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se aksioni i fundit i Policisë në kapjen e zyrtarëve policorë e doganierëve që dyshohet të jenë përfshirë në krim të organizuar, dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit.
Sipas tij, kjo dëshmon edhe shtrirjen e kushtetutshmërisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës.
“Fillimi i kësaj jave nisi me një aksion të Policisë së Kosovës për t'i vënë në pranga një grup njerëzish nën akuzën për korrupsion dhe krim të organizuar. Aksionet e nisura dje në Prizren, kanë vazhduar edhe sot në veriun e vendit. Ky hetim dhe këto aksione dëshmojnë edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës. Krimi dhe korrupsioni nuk do ta mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një deklaratë për media.
Tahiri ka shtuar se “askush nuk mund t’i japë drejtim të paqenë dhe as të shtrembërojë realitetin e veprimeve të bazuara në rend dhe ligj”.
Në fund, Tahiri ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndjehen të sigurt se institucionet s’do të lënë hapësirë për askënd që ua rëndon jetën dhe cenon sigurinë përmes korrupsionit e krimit të organizuar.
-
Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit
-
Sipas ministrit Tahiri, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar nga sot ka adresë
-
Operacioni me organet gjermane kundër krimit të organizuar, konfirmon kredibilitetin e institucioneve të Kosovës
-
Tahiri: Askush s’do të përfitojë jashtëligjshëm dhe ta përdorë pasurinë e fituar nga kriminaliteti
-
Tahiri: Zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta