Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Votohen të gjitha ligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës është votuar me 96 vota.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar edhe projektligjin për FSK-në me 98 vota dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes për të cilin kanë votuar 101 vota.

Për kanë votuar të gjitha partitë shqiptare dhe ato të minoriteteve përveç deputetëve të Listës Serbe që e kanë bojkotuar seancën.