Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të ndihmojë në menyrë të drejtpërdrejt buxhetore Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën energjetike.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, presidentja e Komisionit Evropian u shpreh se Bashkimi Evropian do të japë 80 milionë euro grante për të lehtësuar kostot e çmimit të lartë të energjisë në rajon.
“Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është me anën e solidaritetit dhe unitetit. Me këtë gjë ne po përballemi së bashku. Ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe ne po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe në BE, duke përfshirë së pari mbështetje buxhetore. Do të jenë 80 milionë euro në grante. Ju keni një sistem të mirë që funksionon për të ndihmuar familjet dhe bizneset”, tha Von der Leyen. / euronews
-
BE-ja ndihmon Ballkanin Perëndimor me 1 miliard euro për krizën energjetike
-
BE-ja do t’ia japë 35 miliardë euro hua Ukrainës për rimëkëmbjen e ekonomisë
-
Von der Leyen sot në Ukrainë për të diskutuar për ndihmën milionëshe për energjinë
-
Von der Leyen do ta vizitojë Kievin me premtimin për miliona euro ndihmë energjetike
-
Von der Leyen: Paketa për Energjinë, ndihmon në të ardhmen e përbashkët