Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Serbia e Kosova duhet ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Francës dhe Gjermanisë, pasi “mund të ndodhë që tjetra ofertë të mos jetë më e mirë”.
Von Cramon duke folur për gazetën “Nova”, ka thënë se Kosova e Serbia duhet të gjejnë një “kompromis të qëndrueshëm dhe të vazhdojnë rrugën e përparimit”.
Ajo ka thënë se është e mundur të arrihet një kompromis brenda dy vjetëve të ardhshëm.
“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur Miroslav Lajçakun dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, ka thënë Von Cramon, duke komentuar deklarimin e Lajçakut se pret që marrëveshja mes Beogradit e Prishtinës të arrihet deri në fund të vitit 2024.
Von Cramon ka thënë se reputacioni i Serbisë sot është më i keq sesa ai pas vitit 1999.
Edhe
Von Cramon: Dialogu s’po ec sepse Serbia s’ka bërë asnjë lëvizje
“Nuk jam e sigurt nëse njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keq sesa pas vitit 1999”, ka thënë Von Cramon.
-
Von Cramon: Propozimi franko-gjerman, i afërt me atë çka Kosova dëshiron
-
Rritet trysnia për ta pranuar propozimin e fundit për marrëveshje Kosovë-Serbi
-
Von Cramon tregon se Qeveria e Kosovës ka një propozim për Asociacionin
-
Von Cramon mezi pret ta shohë Kosovën si anëtare të plotë të Këshillit të Evropës