Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një video të realizuar nga Ura e Ibrit në Mitrovicë ka thënë se situata është e tensionuar.
Ajo ka thënë se ka kaluar një ditë të tërë në veriun e Kosovës dhe i duhet ta pranojë se është situatë shumë e vështirë.
“Më duhet ta pranojë se është situatë e vështirë dhe e tensionuar. Ne kemi parë shumë automjete të armatosura, forca të armatosura dhe unë nuk e di nëse kjo është ide e mirë, në këtë situatë që të hyjnë me forcë kryetarët e zgjedhur në ndërtesat e komunave. Më duhet ta pranojë që edhe nëse dejure jeni zgjedhur kjo ende nuk do të thotë se e keni legjitimitetin të hyni në ndërtesa”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka shtuar se duhen gjetur zgjidhje të mençura dhe të qëndrueshme për të hyrë brenda ndërtesave komunale.
My message from the #Mitrovica #bridge to everyone across #Kosovo pic.twitter.com/4NA82NgsiK
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) May 28, 2023
-
Von Cramoni fton KFOR-in të shtojë prezencën në veri
-
Von Cramon sqaron se pse i tha policit në veri “çka dreqin ju solli këtu”
-
Von Cramon: Aksioni i Policisë në veri, manovër - Qeveria po rrezikon shumë
-
Von Cramon: Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë, situata zgjidhet me dialog
-
Von Cramon pyet policët në veri: Çka dreqin ju solli këtu