Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë se Mali i Zi e meriton të anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian pasi “është partner i vlefshëm dhe i besueshëm perëndimor”.
Von Cramon të enjten është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për të cilin tha se e transformoi skenën politike dhe dha rezultate në sundimin e ligjit.
Më 28 prill të këtij viti, politikani shqiptar nga Ulqini, u zgjodh kryeministër i Malit të Zi, me 45 vota pro, nga 81 sa i ka kuvendi malazez.
Qeveria e re e Malit të Zi, është e 43-ta dhe pasardhëse e asaj që u shkarkua më 4 shkurt, e ku Abazoviq ishte zv.kryeministër.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani e uron Abazoviqin: Së bashku do ta forcojmë partneritetin
-
Rama uron Abazoviqin: Askush s’do të besonte se Ballkani do t’i kishte tre kryeministra shqiptarë
-
Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi: E ardhmja jonë është evropiane
-
Von Cramon i jep mbështetje themelimit të Qeverisë nga Abazoviqi
-
“Anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri më 2028 – realitet”