Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i lumtur që Dritan Abazoviq është zgjedhur të enjten kryeministër i Malit të Zi.
Rama në një postim në Facebook ka thënë se askush s’do ta kishte besuar se Ballkani do të kishte tre kryeministra shqiptarë.
“I lumtur që Dritan Abazoviq është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë. Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, ka shkruar Rama.
Për Qeverinë e re me në krye Abazoviqin, votuan 45 deputetë nga 81 sa i ka Kuvendi i Malit të Zi.
Qeveria e re e Malit të Zi, është e 43-ta dhe pasardhëse e asaj që u shkarkua më 4 shkurt, e ku Abazoviq ishte zv.kryeministër.
-
3 kryeministra, 3 kryeparlamentarë e dy presidentë shqiptarë në Ballkan
-
Abazoviqi ia dorëzon Spajiqit detyrën e kryeministrit
-
Von Cramon: Mali i Zi e meriton të anëtarësohet në BE
-
Osmani e uron Abazoviqin: Së bashku do ta forcojmë partneritetin
-
Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi: E ardhmja jonë është evropiane