Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për masat e fundit të izolimit për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ajo thotë se këto masa nuk janë në pajtim me Kushtetutën dhe se ato vetëm mund të bëjnë dëme më të mëdha.
“Rregullat e izolimit duhet të jenë në pajtim me rregullat kushtetuese në Kosovë. Rregullat që krijojnë më shumë konfuzion dhe që s’kanë mundësi të zbatohen, do të bëjnë më shumë dëme”, ka thënë Von Cramon në një postim në Twitter, raporton KOHA.
Sipas saj, edhe vende tjera e kanë kufizuar kohën e qëndrimit jashtë gjatë pandemisë, por jo edhe orën kur mund të dalin.
“Qeveria duhet t’i kthehet bazës kushtetuese”, ka kërkuar raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola Von Cramon.
Edhe
Von Cramon: E paligjshme hyrja e forcave serbe në Kosovë
Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, pas cicërimes rreth masave të fundit të Qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes, ka bërë disa sqarime të mëtejme po në Twitter.
Ajo ka thënë se pavarësisht asaj nëse është vendimi kushtetues apo jo, njerëzit duhet të rrinë nëpër shtëpitë e tyre për të mos ua vështirësuar punën punonjësve shëndetësorë.
“Sqarim për postimin e mëhershëm: njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në Kosovë, në Gjermani, kudo. Pavarësisht se çfarë lejohet, thjesht rrini në shtëpi. Është e vështirë. Por e dimë se është e domosdoshme. Partitë politike në Kosovë duhet t’i lënë anash dallimet dhe të pajtohen në një batë të përbashkët ligjore për të gjitha masat e nevojshme për të frenuar koronën. Opozita dhe partia qeverisëse duhet të gjejnë zgjidhje së bashku tani. Është për popullin tuaj në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.
Edhe
Von Cramon kërkon dënimin e protestuesve që sulmuan KFOR-in
Ajo shton se ende ka kapacitet në Kosovë, por situata po përkeqësohet prandaj thekson se duhet mbështetur punonjësit shëndetësorë.
“Ata po punojnë shumë dhe duhet të shmangim më të keqen, por pa vepruar qytetarët dhe politikanët me përgjegjësi të plotë, mjekët s’mund të bëjnë asgjë”, përfundoi ajo.