Sapo ka filluar seanca konstitutive e Kuvendit, në të cilën në rend dite është debati për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Por si edhe javën e kaluar lista e deputetëve të paraqitur për të marrë fjalën është e gjatë. Deputetët nuk kanë hequr dorë nga fjalimet procedurale që s’kanë të bëjnë me pikat e rendit të ditës.
Para fillimit të seancës, përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë qenë në koordinim me kryesuesin e seancës Trajko Veljanovski ku janë analizuar shifrat nga kohëzgjatja e fjalimeve gjatë pesë ditëve të kaluara të seancës. VMRO-DPMNE-ja gjithsej në foltore ka marrë 557 min ose rreth 9 orë, LSDM-ja 305 minuta ose rreth 6 orë, BDI-ja 51 minuta, Besa 9 minuta, Aleanca për Shqiptarët, 24 minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë problematike konsiderohen fjalimet procedurale për të cilën deputetët akuzohen se keqpërdorin të drejtën e tyre sepse këto fjalime rrallë kanë pasur të bëjnë me vërejtje për procedurën e zhvillimit të seancës. 184 minuta të seancës kanë qenë fjalime procedurale prej të cilave 90 minuta i ka shfrytëzuar VMRO-DPMNE-ja kurse 66 minuta i ka shfrytëzuar LSDM-ja.
Nga VMRO-DPMNE njoftuan se nuk do të heqin dorë nga debati deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja, sepse sipas tyre është e vetmja mënyrë për zhbllokimin e seancës.