Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot ish- kryeministrin e Italisë, Massimo D'Alema.
“Kontributi i Italisë për të arritur paqen në Kosovë dhe roli i saj i vazhdueshëm për shtetndërtim është i pazëvendësueshëm dhe Kosova është mirënjohëse”, tha me këtë rast ai , njofotn kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net .
Kryeministri Haradinaj e informoi ish-kryeministrin D’Alema, për aktualitetin e Kosovës.
“Republika e Italisë është prej vendeve mike me të cilën Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyera bilaterale, ndërsa tani jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet tona edhe në aspektin ekonomik”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se ish-kryeministrit D’Alema për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova ka qenë shumë i rëndësishëm.
Ish- kryeministri i Italisë, Massimo D'Alema tha se Italia do të jetë përkrahëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.
-
Italia do të vazhdojë mbështetjen për perspektivën euroatlantike të Kosovës
-
Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin italian
-
Haradinaj kërkon mbështetje nga Italia në procesin e liberalizimit të vizave
-
Haradinaj: Italia është partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit
-
Italia e interesuar të investojë në Kosovë