Arbëri

Vlerësohet guximi i policit Klajdi Mustaj që shpëtoi tre qytetarë pas aksidentit në Fier

Klajdi Mustaj

Klajdi Mustaj, punonjës i Policisë Rrugore në Fier, është vlerësuar me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për aktin e tij të guximshëm në shpëtimin e tre qytetarëve të lënduar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan–Fier.

Sipas njoftimit, Mustaj ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm për të ndihmuar të lënduarit, “duke u bërë shembull i misionit të Policisë për t’u gjendur pranë qytetarëve në momentet më kritike”.

“Veprimi i policit Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore”, ka thënë Proda, duke i shprehur mirënjohje për guximin dhe humanizmin e treguar.

Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, pas përfundimit të Kolegjit Profesional për Patrullë të Përgjithshme.

VIDEO: