Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vjosa Osmani shërbeu si përkthyese në gjykimin e serbit të parë për krime lufte

Avokati Mahmut Halimi ka deklaruar se gjatë vitit 2000, kur po gjykohej një serb për krime lufte në Kosovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte përkthyese e trupit gjykues.

Ai u shpreh në “60 Minuta” të KTV-së të enjten, se në trupin gjykues që përbëhej nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë, Osmani ka shërbyer me nder dhe përgjegjësi si përkthyese.

“Përkthyese e trupit gjykues ka qenë Vjosa Osmani. Ishte vajzë ambicioze dhe e shkëlqyeshme. As ajo, e as unë, s’kemi publikuar asgjë. Gjatë tërë kohës ka përkthyer, ka qenë prezente. Kemi pasur presione. Edhe ajo i parë presionet, por kurrë s’i kemi bërë publike”, ka thënë Halimi.

Sipas avokatit, ky gjykim ishte përcjellë me presione të shumta nga UNMIK-u, që i akuzuari të mos gjykohej për krime lufte, por për vjedhje.

I akuzuari ishte dënuar me 14 vjet burgim.