Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vjosa Osmani nga Obiliqi thërret institucionet të mbrojnë mjedisin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Obiliqit. Osmani ka marrë pjesë në debatin e organizuar me përfaqësues të institucioneve e qytetarë lidhur me çështjet e ambientit.

Kryetarja Osmani ka thënë se mos zbatimi ligjit për Obiliqin tregon se si funksionojmë institucionet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Miratimi i ligjit të Obiliqit është bërë, por zbatimi i tij është shembull i drejtpërdrejtë se sa funksionojnë institucionet. Ne kemi vendosur që ta mbajmë takimin jashtë për të pasur përballje të drejtpërdrejtë me realitetin e që është një realitet jo i këndshëm. Ne duhet të fillojmë si Kuvend i Kosovës edhe për atë që njihet si buxhetim ambientor. Të shohim se si secila ndarje buxhtore e afekton atë mjedisor", ka thënë Osmani.

E kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vlerësuar vizitën e Osmanit dhë të deputetëve të Kuvendit. Sipas tij, kjo tregon për bashkëpunimin që duhet të kenë për problemet mjedisore.

Po ashtu, Osmani ka premtuar inicimin e debatit parlamentar në Kuvend për çështjen e liqeneve artificial. Ngritja e një çështje të tillë është kërkuar nga një qytetare e komunës së Obiliqit duke u nisur nga rasti i fundit në këtë komunë, kur dy fëmijë humbën jetën në njërin prej liqeneve artificial në një nga fshatrat e Obiliqit.

Pjesë e debatit përveç të rinjve të Obiliqit ishin edhe deputetët si Mimoza Kusari-Lila, Albena Reshitaj e Liburn Aliu. Pas diskutimit për ambientit, kryetarja Osmani do të vizitojë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës.