Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një video-mesazhi ka treguar për qëllimin e vizitave nëpër komuna, e që po e nisë sot me Komunën e Gjilanit.
Ajo gjatë rrugës për në Gjilan nëpërmjet kësaj videoje thotë se është mese e domosdoshme që të ulen me kryetarët e komunave e të falsin për sfidat që ballafaqohen ata.
Osmani tutje ka thënë se po e nisin sot me Gjilanin që udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë e pastaj do të vazhdojnë me përurimin e punimeve në një shkollë, në mënyrë që të kenë qasje të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta.
“Ka një kohë që i kemi planifikuar vizitat tona nëpër komuna të ndryshme. Tani është mese e domosdoshme që të ulemi me kryetarët e komunave që të flasim për sfidat që ballafaqohen ata dhe të shohim si mund t’i tejkalojmë ato bashkërisht. Kemi filluar me komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë për të parë se çfarë punë po bëhen dhe çfarë punë mund të bëjmë bashkërisht tash e tutje pastaj do të vazhdojmë me përurimin e punimeve në një shkollë në mënyrë që të kenë qasje të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta. Ky përurim do të bëhet me UNICEF-i. Pastaj do të vazhdojmë me vizita në disa OJQ po ashtu edhe në biznese. Pas bizneseve do të jemi mysafirë në një familje dëshmori ku do ta kryejmë iftarin së bashku. Do të jetë një ditë me takime të rëndësishme”, është shprehur Osmani nëpërmjet vidoe-mesazhit.
Posted by Vjosa Osmani on Wednesday, April 6, 2022
-
Osmani: Këta pesë vjet ishin rrugëtim i përbashkët për Kosovën
-
Vizitat e Osmanit nëpër komuna vlerësohen fushatë për kthim në garën politike
-
Osmani bën “fushatë” në rrjete, shoqëria civile e quan presion mbi partitë
-
Osmani në Gjakovë pas vërshimeve, nga nesër Komuna nis vlerësimin zyrtar të dëmeve
-
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente