Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vjet në Kosovë, 707 raste tuberkulozi

Foto: Ilustrim

Për vitin 2018, 707 raste me tuberkuloz janë regjistruar gjithsej në Kosovë, e me këtë sëmundje prin popullata e kryeqytetit, ndërsa me më së paku raste janë në komunën e Gjakovës.

Kështu është thënë në konferencën e organizuar me moton "Është koha , fund tuberkulozit", organizuar nga Programi kombëtar kundër TB-së në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, tha se tuberkulozi edhe sot vazhdon të jetë sëmundja më infektive vdekjeprurëse, transmeton kp.