Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tuberkulozi në Kosovë ka shkallë të ulët të vdekshmërisë

Më shumë se 700 persona janë identifikuar me tuberkuloz vetëm gjatë vitit 2018, në Kosovë.

Qytetarët thonë se janë të informuar për simptomat e kësaj sëmundjeje, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo ditë më shumë se 4000 persona në botë vdesin nga tuberkulozi, derisa gjatë 2017- s, kanë vdekur 230 fëmijë.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, tregon se tuberkulozi është sëmundje vështirë e dallueshme dhe ngjitëse.

Sipas saj, edhe pse ka rënie të vdekshmërisë nga tuberkulozi, ende duhet që të luftohet deri në eliminimin e sëmundjes.

Edhe Tuberkulozi në Kosovë ka shkallë të ulët të vdekshmërisë Video Tuberkulozi në Kosovë ka shkallë të ulët të vdekshmërisë

Të hënën, që ishte Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit, Programi Kombëtar kundër tuberkulozit, ka organizuar diskutim për këtë sëmundje.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se sëmundja e tuberkulozit, ende vazhdon të jetë një ndër sëmundjet infektive më vdekjeprurëse.