Vjeshta ka rënë këto ditë në luginën e Valbonës dhe e ka përflakur atë.
Peizazhi i ngjyrosur me kolorin vjeshtor, ka tërhequr vizitorët e peizazhit.
Kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist vendës e të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.
Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike.

Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse, një vlerë kjo e njohur tashmë edhe nga bujtësit e përtej kufijve.
Edhe
Valbona, destinacioni i 3.500 turistëve vendas e të huaj vetëm këtë fundjavë
Turistë të shumtë nga vendi dhe bota, kanë zbritur në luginë dhe emocionohen me pamjen e mrekullueshme vjeshtore. Banorët janë të përgatitur për vërshimin e vizitorëve të stinës dhe kanë bërë gati bujtinat e tyre.
Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional, me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqime tradicionale, shtrojë e mbulojë, pra, gjithçka duhet dhe një peizazh stinor mahnitës.
Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.
Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën dhe Valbonën në të katër stinët.
Por, janë dhe dy rrugë të tjera që të çojnë në luginën e bukur.
Edhe
Borë edhe në Luginën e Valbonës

Njëra kalon nga Kukësi, Hasi, Tropojë e Vjetër, Valbonë dhe tjetra nga Prizreni, Gjakova, Valbonë.
Lugina këto ditë është e ngjyrosur nga stina e vjeshtës që paralajmëron stinën e bardhë.