Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Vjeshta 2017” bllokon në Shkodër makina luksoze, sekuestron një apartament

Operacioni për bllokimin e makinave të luksit ka vazhduar edhe në qytetin e Shkodrës. Mjetet e shtrenjta i përkisnin Kacjon Zefit, i cili u arrestua.

Ai akuzohet edhe për trafik të lëndëve narkotike. Sipas policisë është bllokuar një Ferrari, një Porsche dhe një Peugeot.

Në të njëjtën kohë u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për apartamentin, një truall dhe për një ndërtesë 100 metra katrorë.