Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Andrew Tateit i sekuestrohen disa vetura luksoze

Disa vetura luksoze janë sekuestruar nga prona e influencuesit britaniko-amerikan Andrew Tate në Bukuresht.

Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim njerëzor dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

Veturat, duke përfshirë një Rolls-Royce, BMW dhe Mercedes-Benz u hoqën nga prona e Tateit të shtunën, raporton Reuters.

Të martën, Tate humbi përpjekjen për t'i dhënë fund paraburgimit në Rumani pasi një gjykatë refuzoi apelin e tij dhe ka thënë se ai duhet të qëndronte në paraburgim.

Tate u pa duke mbajtur atë që dukej të ishte një kopje e Kuranit teksa hynte në Gjykatën e Apelit të Bukureshtit i lidhur me pranga së bashku me vëllain e tij.

{gallery}