Është emëruar edhe një zëvendësministër nga Ramush Haradinaj, e ky i fundit në Ministrinë e Tregtisë.
Bëhet fjalë për Fadil Arifin, vëllanë e shefit të kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifin.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Hasani për Koha.net ka treguar se Arifi është emëruar zëvendësministër më datë 20 dhjetor, që i bie ditë e mërkurë.
Me emërimin e Fadil Arifit, në MTI bëhen dy zëvendësministra, e që tjetri është, Faton Thaçi.
Kujtojmë se Qeveria Haradinaj vazhdon të kritikohet për numrin e madh të zëvendësministrave, dhe se ky është numri më i madh i tyre në historinë e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Plus 2 zv/ministra për të çuar në rreth 1 milion euro në vit shpenzimet për ta
-
Shkon në 11 numri i zëvendësministrave në Qeverinë Kurti
-
Haradinaj emëron edhe dy zv.ministra
-
Haradinaj vlerëson përkushtimin e Arifit, thotë se do jenë bashkë edhe në detyrën e tij të re
-
Arifi dekretohet ambasador në Emiratet Arabe