Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tij, për periudhën sa ishte kryetar në komunën e Gjakovës.
Lekaj akuzohet për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lekaj në Facebook ka shkruar se “asnjëherë nuk ka vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin dhe në ndihmë për qytetarët e shumtë që kanë përfituar nga subvencionet, të cilat i ka shpërndarë Komuna e Gjakovës”.
“Ashtu siç kam qenë, do të vazhdoj të jem në krye të detyrës, për të përmbushur obligimet tona ndaj qytetarëve dhe vendit tonë. Cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë, jam i gatshëm ta respektoj. Por nuk do të ndalemi në punën tonë, pa marrë parasysh tendencën dhe presionin”, ka shkruar ai në Facebook.
Lekaj për dy mandate ka qenë në krye të Gjakovës, nga viti 2007 deri më 2013 kur humbi garën nga Mimoza Kusari-Lila.
-
Lekaj e quan pretendim të Prokurorisë aktakuzën e ngritur ndaj tij
-
Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj Pal Lekajt
-
Pal Lekaj lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës sa ishte kryetar i Gjakovës
-
Mbrojtja e Lekajt e quan “klinikisht të vdekur” aktakuzën për keqpërdorim të buxhetit
-
Lekaj për të dytën herë në gjyq për keqpërdorim të detyrës