Vjedhjet e rënda në kryeqytet, shitblerja e drogës në afërsi të shkollave, mungesa e efikasitetit të inspektorëve, komuna dhe zhurma nga lokalet në orët e vona, po e cenojnë sigurinë e përgjithshme në Prishtinë. Ky konstatim ka dalë të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Vjedhjet e rënda mbesin shqetësim jo vetëm për qytetarët, por edhe për Policinë e Kosovës, kanë thënë përfaqësues të Policisë, të cilët kanë paralajmëruar se organet e rendit tashmë kanë bërë një plan operativ në lidhje me këto veprime të rënda të shkeljes së ligjit, shkruan sot Koha Ditore.
“Në këtë plan operativ është vendosur që të kemi më shumë policë me rroba dhe vetura civile gjatë natës në Prishtinë, si dhe qytetet e tjera që i përkasin Policisë së rajonit të Prishtinës”, ka thënë komandanti i stacionit në Kodrën e Trimave, Isak Ejupi.
Ai ka thënë se policia tashmë ka ndërmarrë edhe veprime për të luftuar këtë dukuri në kryeqytet dhe se, sipas tij, në natën e së martës katër policë janë lënduar gjatë një aksioni kundër një rasti të grabitjes.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Vjedhjet e rënda shqetësim për Prishtinën
-
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë
-
Aksion në disa lokale në kryeqytet, sekuestrohen pajisje dhe shqiptohen gjoba
-
Aksion inspektues në lokalet e Prishtinës, sekuestrohen pajisje që shkaktojnë zhurmë
-
Sekuestrohen mbi dy kilogramë substancë narkotike në Prishtinë