Arbëri

Vitia zotohet t’i kthejë pronat nga AKP-ja në pronësi komunale

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pranon se gjatë mandatit të tij të parë 4- vjeçar nuk ka arritur t’i zgjidhte problemet që kanë të bëjë me pronat, të cilat janë nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), mirëpo ato shfrytëzohen nga Komuna.

Ai deklaron se pas rizgjedhjes së tij si kryetar Komune të mundohet që të zgjidhë këtë çështje, ngase pronat të cilat shfrytëzohen nga Komuna kanë një rëndësi strategjike në aspektin zhvillimor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Thotë se kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e AKP-së si dhe u është drejtuar me shkrim institucioneve të ndryshme, duke kërkuar zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Kemi biseduar e mbajtur takime institucionale, i kemi dërguar letra Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, kryeministrit i kemi dërguar gjithashtu presidentit letër, Zyrës rajonale të AKP-së, kemi mbajtur takime, mirëpo ende nuk kemi arritur t’i kthejmë pronat të cilat janë vitale për funksionimin e Komunës nga shkaku se në ato prona ne i kemi varrezat, shkollat, ekonominë e pyjeve e kemi zjarrfikësit, “Hidromoravën” “EcoHigjienën”.

“Ne jemi duke u munduar që të zgjidhim ato probleme që kemi me pronat shoqërore”, ka thënë Haliti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.