Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka folur edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, që janë caktuar të mbahen më 17 tetor.
Ai ka thënë se vendimi, për shtyrje apo jo, do të merret bazuar në rekomandimet e ekspertëve.
“Natyrisht, ky është një vendim i cili do merret nga rekomandimet dhe vlerësimi i situatës në teren nga ekspertët dhe çdo rekomandim i tyre pastaj do të diskutohet dhe respektohet", ka thënë Vitia.