Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia në Deçan: Situata, komplet nën kontroll

Një pjesë e analizave të personave që dyshohet se janë helmuar në Deçan, po pritet të dërgohen jashtë vendit. Ndërkohë, për një pjesë të analizave të tjera po priten rezultatet gjatë këtyre ditëve, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

"Një pjesë e rezultateve ka dalë, një pjesë e rezultateve të tjera po pritet sepse për disa rezultate do kohë mbjellja e kulturave bakteriale. Një pjesë e rezultateve të tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza me specifike", ka thënë Vitia gjatë vizitës në QKMF-në e Deçanit bashkë me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Vitia ka shtuar se gjatë ditës së sotme ka rënie të numrit të pacientëve që kanë kërkuar trajtim, ndërsa situatën atje e quajti “komplet nën kontroll”.

"Jam shumë i lumtur nga informatat që mora nga drejtori dhe nga stafi në QKMF se fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë ka rënë. Situata është komplet nën kontroll dhe e qetë për momentin. Në anën tjetër si Ministri e Shëndetësisë qëndrojmë pranë edhe drejtorit, edhe qytetarëve të Deçanit edhe stafit shëndetësor, qoftë me nevojat të cilat kanë nevojë qytetarët dhe personeli në QKMF-në, qoftë edhe me problemet sa i përket resurseve humane", u shpreh Vitia.

Deri më tani është raportuar për mbi 1500 banorë të Deçanit dhe rrethinë si të helmuar, shkaku i të cilit nuk dihet ende.

Artikuj të ngjashëm