Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është “pushtuar” me komente kundërshtuese në një postim të tij në Facebook. Përderisa është lavdëruar për shkurtim të listës së pritjes për rezonancë magnetike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, qytetarët i janë përgjigjur duke i postuar fotografi nga gjendja e rëndë e klinikave.
Vitia në Facebook ka shkruar se në janar, në QKUK ka pasur vetëm një rezonancë magnetike dhe se lista e pritjes ishte deri një vit. Sipas tij, tash një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit i është shtuar spitalit të pediatrisë, është funksionalizuar një rezonancë magnetike në Spitalin e Pejës dhe është në fazën përfundimtare procesi për rezonancën në Prizren.
{gallery}
Foto-komentet e qytetarëve
“Në gusht 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje. Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj. E po vazhdon të bie. Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë. Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Edhe
Kurti zotohet për investime të reja në shëndetësi
Postimi i tij është mbushur me komente të qytetarëve që kritikojnë punën në shëndetësi. Fotografi nga gjendja e rëndë e klinikave, brenda dhe jashtë, kanë dominuar ndër komentet kritikuese. Po ashtu, qytetarët kanë kërkuar që të gjitha spitalet të jenë të furnizuara me rezonanca magnetike.
-
Ministri Vitia pa përgjigje për mungesën e barnave esenciale
-
QKUK-ja përgënjeshtron ministrin Vitia, raporti për pishinat ende nuk i është dorëzuar
-
Pishinat për hidroterapi jofunksionale prej përurimit, ministri kuptoi pas raportimit të KOHËS
-
Deri në mbi tre muaj pritje për një rezonancë magnetike në QKUK e dy spitale të tjera