Arben Vitia, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, kabinetin aktual të kryetarit të Komunës së Prishtinës, e ka quajtur “kabinet të dështuar”, meqë, siç tha ai, “premtimet e Shpendit gjatë fushatës zgjedhore, gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, janë të dështuara”.
N një konferencë për media, Vitia tha se shumë projekte të nisura mbarë, siç ishte ndalimi i ndërtimeve pa leje, janë stopuar tashmë, raporton “Koha Ditore”.
Vitia ka numëruar një sërë projektesh tjera, siç janë edhe ato në shëndetësi, në shërbimet komunale, arsim, të cilat tha ai do të mund të implementoheshin pa asnjë problem, por të cilat tashmë kanë ngecur.
Ai ka thënë se deri në fund të mandatit do të ketë një listë të gjatë të premtimeve të pambajtura nga Shpend Ahmeti.
“Kjo, sepse ai është orientuar kah ‘politikat e mëdha’, pra negociatat, e jo kah punët që duhet t'i bëjë në Komunë”, ka thënë Vitia.
Ish-drejtoresha e Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Nora Kelmendi, ka thënë se kreu i Komunës, Shpend Ahmeti madje as nuk i ka buxhetuar në Kornizën Afatmesme për Komunën, projektet që ua ka premtuar qytetarëve.
-
VV: 500 ditë dështime të Komunës së Prishtinës
-
VV: Ahmeti i ka lënë anash premtimet e fundit zgjedhore, u është rikthyer projekteve të mandatit të kaluar
-
Kronikë zgjedhore Kurti: Që progresi në Republikë të zbresë në komuna, duhet të fitojnë 12 kandidatët e VV-së në balotazh
-
Projektet e dështuara të Shpend Ahmetit, premtim i kandidatëve
-
Ahmeti kërkon që puna e tij të vlerësohet pas mandatit