Policia e Kosovës e përkrahur nga forumet lokale të sigurisë në Rajonin e Gjilanit vendos tabela e informuese për qytetarë “Vrojtuesit e Lagjes” në Viti dhe Pozhoran.
Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan dhe Stacioni Policorë në Viti, në bashkëpunim të ngushtë me Strukturat lokale të Sigurisë në Bashkësi, përfaqësues nga Komuna e Vitisë, fshatit Pozhoran, FSK-së dhe ICITAP-it, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese kundër krimit dhe në ofrimin e sigurisë, sot në qendër të qytetit të Vitisë dhe në Pozhoran kanë vendosur shenja “Vrojtuesit e lagjes” .
“Në sajë të angazhimeve konkrete policore, veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimin të qytetarëve për bashkëpunim ma të frytshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Shpërndarja e këtyre tabelave domethënëse, nga ana e Policisë së Kosovës do të bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Gjilanit me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë, dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.
Me respekt Toger Ismet Hashani
-
Projekti “Vrojtuesit e lagjes” shtrihet edhe në Komunën e Suharekës
-
Fillon realizimi i programit “Vrojtuesit e lagjes” në Gjilan
-
“Vrojtuesit e lagjes” rrisin bashkëpunimin e qytetarëve me policinë
-
Aksion për shmangie tatimi në 35 autoparkingje në Gjilan e Viti
-
Policia ka identifikuar disa persona që dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme ditëve të fundit