“Një tentativë e nisur që në vitin 2014, kishte pak shpresa dhe optimizëm së do të realizohej, pa ndryshimet Kushtetuese. Kjo pas dështimit të madh që ndodhi një vit më parë kur Presidenti Hashim Thaci u tërhoq nga iniciativa e tij që FSK-së ti jap mandat ushtarak përmes ligjeve. Rritja e deputetëve të listës serbë në Kuvendin e Kosovës, një kundërshtare e ashpër e ushtrisë e bëri edhe me skeptik këtë proces”.
Të ndodhur përballë këtij fakti, Ministria e FSK-së dhe komanda ushtarake e saj gjatë 2017-s realizuan dhjetëra vizita e takime në shtetet përkrahëse të Forcës. Ata shkuan në 8 shtete të BE-së, takuan 16 shtete anëtare të NATO-s dhe kryesisht qëndruan në Amerikë, raporton KTV.
“Më 13 shtator Qeveria i dha dritën jeshile transformimit të FSK-së, duke proceduar për në Kuvend tri projektligjet që i jepnin mandat ushtarak Forcës, por pa e ndryshuar emrin e saj dhe pa e prekur Kushtetutën e Kosovës, pasi për ta bërë një gjë të tillë nevojiteshin 2/3 e votave të minoriteteve”.
“SHBA-ja, më 2017 kishin kërkuar një periudhë 6 mujore për t’i bindur serbët dhe më pas Kosova të vazhdonte tutje për krijimin e ushtrisë së saj. Anëtar të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së morën këtë iniciativë, vizituan Graqanicësn në tentimin e tyre për të bindur serbët lokal se ushtria nuk paraqiste rrezik për ta”.
“Disa herë në Amerikë shkoi edhe vetë kryeministri Haradinaj, i cili madje takoi edhe sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, nga ku në heshtje mori bekimin e tij. Por Mattis ka dhënë dorëheqjes pasi nuk është pajtuar me tërheqjen e trupave Amerikane nga Siria dhe politiken e Presidenti Trump për mbrojtjen”.
Më 18 tetor me shumicë dërmuese të votave, Kuvendi miratoi në parim projektligjet dhe u debatua për çështjen e buxhetit, pasi Kosova nuk ka buxhet të mjaftueshëm për armatimin e forcës. Ligje këto që ndryshuan në mesin e dy leximeve.
Deputetët i hoqën kufizimet e numrit të ushtarëve e po ashtu, edhe e lanë në juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes shkurtimin e kohës së tranzicionit.
Një ditë para se Kosova të bëhej me ushtri, i veshur me xhaketë ushtarake, pantallona e këpucë civile, Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka inspektuar pjesëtarët e FSK-së.
Meritorët kryesorë të shndërrimit në Ushtri, ai ka thënë të jenë vetë ushtarakët e Forcës, derisa i ka lutur ata që të jenë të drejtë dhe në shërbim të vendit, duke mos tradhtuar asnjëherë misionin e tyre të shenjtë, duke i shërbyer e mbrojtur me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Sidoqoftë, më 14 dhjetor, përfundimisht Kosova u be me Ministri të Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nisi rrugën e avancimit të misionit të saj nga ai civil në ushtarak. 107 deputetë shqiptarë e minoritar duke përjashtuar Listën Serbë votuan për Ushtrinë e Kosovës”.
“E gjitha festa u bartë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku liderët shtetëror, deputet, ministra e zëvendësministra festuan krijimin e ushtrisë, por aty nuk mori pjesë asnjë ambasador i akredituar në Kosovë, përjashto disa shtete që kishin dërguar atashetë ushtarak”.
Kryeministri Ramush Haradinaj, qe emocional derisa foli për rreshtin e Ushtrisë.
Ai ka thënë se rreshti është fjala e parë që e mëson kur bëhesh ushtar, por që, sipas tij, për kosovarët këta rreshta kanë qenë të mohuar.
Për Veselin, uniforma e Ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë nderi për të gjitha komunitetet në Kosovë, raporton KTV.
Për presidentin e Kosovës, nderimi më i madh në jetë dhe pozita që më së shumti i ka dhënë vlerë, është të qenët Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
E pavarësisht mesazheve që përçuan se Forca me mandat ushtarak do të sjellë paqe dhe do të jetë aleate e NATO-s. Rezerva që kishin shfaqur krerët e NATO-s, për krijimin e ushtrisë përmes ligjit, rezultojë me reagimin e menjëhershëm të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai ka shprehur keqardhje që ky vendim është marrë, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO-ja.
“Ndërkohë që tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova duhet ta vendosë. Ne e kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar. NATO-ja mbështet zhvillimin e FSK-së nën mandatin e saj aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut tani duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
Madje edhe Këshilli i OKB-së u mblodh me kërkesë të Rusisë dhe ashtu siç pritej, shumica e shteteve të BE-së përkrahen të drejtën sovrane të Kosovës për ushtrinë. Por, një qëndrim neutral ka mbajtur Franca.
Sidoqoftë, Forca do të bëhet dhe Ministri i Mbrojtjes ka treguar hapat që ajo ka nisur t’i bëjë që nga 15 janari.
Forca ka pilotin e parë të saj. Nëntogeri Afrim Zabeli, ka diplomuar si pilot i FSK-së në Akademinë Ushtarake të Turqisë, por për të pasur në posedim një helikopter, duhet kohë.
Viti i ushtrisë nis dhe mjetet e para ushtarake të Forcës, Humvee-it e ardhur nga Amerika, ishin aty në ditën e parë të saj.
Arianit Dedushaj i demonstron në detaje mjetet e reja ushtarake të Forcës.
“Kosova i dha mandat ushtarak FSK-së, e cila do të ecë në një tranzicion 10-vjeçar deri në kompletimin e saj”.