Mungesë hapësirash, mungesë e stafit akademik e administrativ në disa njësi akademike janë vetëm disa nga problemet me të cilat ka nisur viti i ri akademik 2018/2019.
Dekanët e disa fakulteteve të Universitetit të Prishtinës janë ankuar se problemet me të cilat po ballafaqohen po u shkaktojnë vështirësi të mëdha në procesin e vitit akademik, shkruan Koha Ditore.
Problemi kryesor me të cilin këtë vit do të ballafaqohet Fakulteti Ekonomik, sipas dekanit But Dedaj, është hapësira e ngushtë. Ky fakultet ka disa vjet që i ndan hapësirat me Fakultetin Juridik.
Dedaj ka thënë se kanë bërë disa kërkesa për ndërtimin e objektit të fakultetit, mirëpo Komuna e Prishtinës nuk po u lëshon leje tash e dy vjet. Fakulteti Ekonomik i ka rreth 9 mijë studentë në të gjitha nivelet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Mbi 500 studentë më shumë në UP, megjithëqë disa programe përballen me mungesë të interesimit
-
Bie ndjeshëm numri i studentëve në UP, ikja e të rinjve konsiderohet ndër shkaqet kryesore
-
Nis viti i ri akademik në UP
-
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj
-
Studentët ankohen për kushtet infrastrukturore në UP