Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viti i përgjakur

Foto: Koha

Tronditës ishte viti 2018 për frekuentuesit e komunikacionit.

Rrugët e Kosovës janë përgjakur sërish, nga një numër i madh vdekjesh, si pasojë e ndeshjeve, shtypjeve të këmbësoreve apo edhe vet-aksidenteve.

86 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 121 është numri i të vdekurve në këto aksidente brenda 1 viti.

Shkaktarët që më së shumti çojnë në aksidente të rënda janë: moskujdesi ndaj shenjave, mospërshtatja me to dhe dëshira e madhe e shpejtësisë.

Brenda vitit kishte shumë më tepër aksidente... 5 mijë e 706 raste të aksidenteve janë me të lënduar, ku kanë pësuar 11 mijë e 336 persona.

Edhe Policia tregon se cilave ditë dhe në çfarë periudhe ndodhin më së shumti aksidente Arbëri Policia tregon se cilave ditë dhe në çfarë periudhe ndodhin më së shumti aksidente

Rajoni i Prishtinës zë vendin e parë në listë me më së shumti aksidente përgjatë vitit 2018.

Rasti më i rëndë në vitin 2018, ndodhi në këtë vend, në korrik të këtij viti në magjistralen Suharekë- Prishtinë, në afërsi të fshatit Duhël, një veturë u godit me një autobus, ku vdiqën 5 anëtarë të familjes Sadikaj nga fshati Sopi i Suharekës.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në vitin 2018, vërehet rënie e aksidenteve me fatalitete, pasi që në vitin 2017 për 11 muaj kanë vdekur 119 persona.

Ndërsa, ishin shënuar 16 mijë e 122 aksidente.

Në fshatin Dush të Komunës së Klinës, në shtator të 2018, 3 persona nga e njëjta familje vdiqën si pasojë e goditjes së veturës nga treni

Mirëpo, pavarësisht uljes së numrit të përgjithshëm të aksidenteve, numri i personave të vdekur nga aksidentet ka mbetur pothuajse i njëjtë.

Dy gra të reja në moshë u goditën nga një veturë që vinte me shpejtësi të madhe. Për fat të keq nuk u mbijetuan plagëve, njëra kishte vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa tjetra disa ditë më pas

E të gjithë shoferëve apel për kujdes në komunikacion u ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe Brenda këtij viti, 44 aksidente me fatalitet Video Brenda këtij viti, 44 aksidente me fatalitet

E në prill të 2018 ishin policët ata që u bënë viktima të aksidentit. Në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshme”, një veturë e Policisë së Kosovës në të cilën ndodheshin dy policë, humbi kontrollin dhe kaloi në anën e majtë të rrugës dhe nga lartësia e madhe kishte rënë në rrjedhën e lumit Lepenc. Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut u gjetën të vdekur pas disa ditë kërkimesh në lum.

Në vitin 2018, u shënuan raste kur në aksidente u përfshinë edhe vetura të institucioneve të tjera si eskorta e ambasadores turke në magjistralen Prishtinë-Gjilan dhe një veturë e KFOR-it në Fushë Kosovë.

Një aksident që nxiti shumë reagime ndodhi pikërisht në këtë vend. Është ky në afërsi të fshati Mramor në magjistralen Prishtinë- Gjilan, ku 4 persona të familjes Shala nga fshati Ponesh humbën jetën. Arsyeja pse u debatua është se vetura e familjes Shala u godit direkt me veturën me të cilën udhëtonte ambasadorja turke në Kosovë

Në ekspertizën e bërë nga Prokuroria e Themelore e Prishtinës konstatohet se fajtor i aksidentit ishte vetura Opel Corsa, në të cilën edhe ndodheshin viktimat e aksidentit.

Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit vlerëson se situata e tillë vjen si pasojë e dështimit të sistemit shtetëror për të ngritur vetëdijen dhe për të krijuar siguri më të madhe në komunikacion.

Ministria e Brendshme thotë se ka marrë të gjitha masat të cilat konsideroheshin të nevojshme për parandalim të aksidenteve, por përsëri, sjelljet në komunikacion nuk po ndryshojnë.

Edhe Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente Arbëri Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente

Edhe Policia e Kosovës disa herë ka ndryshuar masat në përpjekje për të parandaluar aksidentet.

Në përgjithësi në Kosovë, gjatë vitit 2018, kanë ndodhur 14 mijë e 393 aksidente, apo 39 brenda 24 orëve.