Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vijon rehabilitimi i qendrës së Tamarës dhe rrugës Vermosh-Doganë

Tiranë, 29 gusht - Sipas gojëdhanave, Tamara e ka marrë emrin nga bashkëshortja e Pashait të Shkodrës, Karamahmut Pash Bushatliut. Në nder të saj pashai ndërtoi fillimisht urën e Tamarës që i dha më vonë emrin zonës.

Malësia e Madhe ofron pamje të rralla në çdo stinë të vitit. Investimet në infrastrukturë kombinuar me investime në përmirësimin e peizazhit urban i kanë bërë disa prej njësive administrative, lehtësisht të arritshme, duke i dhënë vlerë peizazhit natyror.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit; Punët në Komunitet IV: “Zhvillimi i Alpeve dhe Zonave Bregdetare” financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës, po vijon zbatimin e fazës së dytë të projektit për rehabilitimin e qendrës Tamarë, rikonstruksionin e rrugës Vermosh – Doganë (që lidh Shqipërinë e Veriut me Luginën e Plavë-Gucisë), mbrojtjen lumore dhe urën mbi përroin e Budacit.

Impakti i pritshëm i investimeve është konsolidimi i turizmit në këtë pjesë të Alpeve, zgjatja e qëndrimit të vizitorëve dhe rritja e ekonomisë lokale/ATSH.

{gallery}