Në kuadër të shënimit të ditës së shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ramë Bllaca” në Bllacë të Suharekës autoritetet komunale dhe qeveritare kanë vënë gurin themeltar për ndërtimin e sallës së sporteve, shkruan sot Koha Ditore.
Ky projekt do të realizohet me mjetet e ndara nga Ministria e Arsimit. Krahas kryetarit të Komunës, Sali Asllanaj, në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, me ç’rast dy zyrtarët e lartë kanë pohuar se jetësimi i këtij projekti krijon kushte më të mira për edukimin e nxënësve të këtij institucioni arsimor.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.