Komuna e Ferizajt ka vendosur gurin themeltar për shkollën e re të mesme në Ferizaj, afër palestrës sportive, të premten, ndërsa nga buxheti vetjak ka alokuar një milion e 800 mijë euro.
Në një ceremoninë e përurimit të punimeve kanë marrë pjesë dhjetëra prindër, mësimdhënës dhe nxënës shkollash të ndryshme të Komune, shkruan sot Koha Ditore.
Objekti shkollor do të ketë 29 klasa për nxënës dhe me kapacitete të tjera si kabinete të ndryshme dhe hapësira në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, me këtë rast ka thënë se ishte një ndër premtimet e fushatës elektorale, ndërtimi i një shkolle të mesme me kapacitete dhe standarde evropiane.
Sipas tij, kjo shkollë është një mundësi më shumë që t’ia mundësojë riplanifikimin në mënyrë të veçantë që pastaj të bëjnë zgjidhjen e situatave të cilat janë sfida të qeverisjes lokale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Vihet gurthemeli i shkollës së mesme në Ferizaj, do të ketë 29 klasë
-
Aliu premton 10 milionë për arsim në Ferizaj. Totaj premton ujë të pijshëm në Prizren
-
KK në Ferizaj miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore me gati 34 milionë euro për vitin 2022
-
Komuna e Ferizajt fillon ndërtimin e çerdhes së re publike
-
Nis ndërtimi i shkollës së re në Zaskok të Ferizajt